06/11 22:27
Mamaja 55-vjeçare e Rita Orës, Vera Ora, ka bërë disa foto me rroba banje si pjesë e një fushate ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.
Mamaja e këngëtares së famshme 28-vjeçare dukej mëse në formë, teksa pozonte me kostumet e banjës të stilistes Melisa Odabash.
Vera Ora ka qenë vetë e sëmurë me kancer gjiri në vitin 2005, kur ishte 39-vjeçe, dhe i ka mbijetuar sëmundjes së tmerrshme.
Për këtë arsye, ajo është bashkuar me Future Dreams, në mënyrë që shtojë ndërgjegjësimin dhe t’u rikthejë vetëbesimin grave që kanë kaluar të njëjtat vuajtje.
Top Channel