Aktivistja adoleshente për klimën Greta Thunberg përfundon udhëtimin e saj 15 ditore në SHBA teksa zbarkoi në New York, një udhëtim të cilin ajo e kreu me jahtin e saj pa karbon dhe nuk e fshehu aspak entuziazmin e saj. ‘Tokë! Shfaqen dritat e Long Island në New York City-shkruante Greta Thunberg në një postim të saj në Twitter.
Edhe pse në një moshë shumë të re Greta Thunberg është shfaqur shumë aktive në mbrojtje të klimës.Adoleshentja, kur u pyet për zjarret që kanë pushtuar Amazonën, deklaroi se i duhet dhënë fund luftës me natyrën dhe i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump që të marrë në konsideratë atë që thonë shkencëtarët.
Greta Thunberg u bë simbol i mbrojtjes së klimës pas paralajmërimeve të saj për katastrofën që i kërcënohet botës nëse nuk do të merren masa për të reduktuar emetimin e karbonit dhe të ngrohjes globale. Suedezja që në moshën 12 vjecare u diagnostikua me sindromën Asperger, filloi protestat e saj në 2018 duke u ulur para parlamentit suedez duke u kërkuar deputetëve që të hidhen në veprim për ndryshimet klimatike.Ajo gjeti mbështetjen e shumë studentëve të tjerë në mbarë botën ndërkohë që themeloi edhe lëvizjen ‘Fridays for the Future’. Po, pavarësisht gjithçkaje, ajo ka marrë edhe kritika për këtë qëndrim të saj që nuk pranon kompromis.
Top Channel