E djathta ekstreme po forcohet në Francë, partia e Le Pen fiton një grup parlamentar në Senat për herë të parë
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Lajmi konfirmohet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili po ndjek zhvillimet.
Mbledhja nis në orën 08:30 dhe vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.
Në fokus pritet të jenë siguria kombëtare, informacioni i klasifikuar dhe situata në Shërbimin Informativ të Shtetit.
Në tryezë pritet të diskutohet edhe drejtimi i ri i SHISH pas largimit të Hysenit. Detyrën e drejtorit të komanduar e ka marrë Elvis Lila.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe mbledh në tryezë drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit dhe të sigurisë.
Top Channel