Nga java e ardhshme do të nisë puna për rindërtimin e rrugës së Thethit, një prej perlave të turizmit malor në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama njofton se ndërhyrjet në Theth do të bëhen edhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës.

“Javën e ardhshme nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës”, thotë Rama.

Ndërhyrje janë parashikuar edhe në rehabilitimin e hapësirave të tjera publike në zonë.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA