Pamjet në video janë nga pallati që po rikonstrukturohet, pranë liqenit artificial të Tiranës, nga skelat e së cilit humbën jetën dy punëtorë dhe u plagosën tre të tjerë.

Ata ishin duke punuar në momentin që një pjesë e skelave shkëputet duke zënë viktimat poshtë.

Nga ky aksident tragjik, humbën jetën Ergys Brahim 31 vjeç si dhe Orjan Kodra 36 vjeç. Policisë iu deshën disa minuta për të nxjerrë trupat e viktimave të cilat ishin nën rrënojat që shkaktoi rrëzimi i skelës.

Të plagosur mbetën Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç. Ata u transportuan menjëherë në spitalin e traumës, për shkak të frakturave të shumta që pësuan nga rrëzimi i skelës.

Skelat që u shkëputën, ishin të vendosura në pjesën e pasme të pallatit. Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e skelave ende kanë mbetur varur në muret e pallatit.

Nga spitali i traumës, për Top Channel u tha se tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njeri prej tyre, Euglidios Lika iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia lidhur me këtë ngjarje tragjike, ka shoqëruar administratorin e punimeve të rikonstruksionit të pallatit.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA