Shanset që Edin Dzeko të kalojë nën urdhrat e Antonio Contes te Interi, janë zeruar mbrëmjen e sotme, pasi sulmuesi boshnjak ka vendosur të rinovojë kontratën që e lidh atë me Romën.

Lajmin e dha vetë klubi verdhekuq, që nëpërmjet një komunikate njoftoi se Edin Dzeko nënshkroi një kontratë të re me kryeqytetasit, e cila do të zgjasë bashkëpunimin mes palëve deri në verën e 2022-shit.

Kontrata aktuale e boshnjakut me Romën skadonte verën e ardhshme dhe Interi tentoi ta marrë sulmuesin në Milano me një çmim të ulët, por duket se Fonseca ia doli të biondë Dzekon për rolin në projektin e tij.

E me Dzekon që ka vendosur të mbetet në Romë, zikaltrit kanë nisur kontaktet me Realin e Madridit për të marrë në huazim sulmuesin 22-vjeçar serb, Luka Joviç, i cili iu bashkua spanjollëve vetëm në fillim të kësaj vere.

Futbollisti nuk ka bindur Zidane gjatë përgatitjeve verore dhe Reali ka ndërmend ta japë në huazim, ndërsa Interi është ofruar për ta marrë për një sezon, me të drejtën e blerjes për 45 milionë euro verën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA