Mbrëmjen e së martës, n♪7 Tiranë,policia ka vënë në pranga 28 vjeçarin, Sadetin Erkoceviq. Ai po bënte lëvizje të dyshimta dhe për këtë arsye qytetarët kanë vënë në dijeni policinë.

Në momentin e arrestimit atij iu gjet një pistoletë me 14 plumba dhe një tjetër në gojë të armës gati për të qëlluar. Policia dyshon se ai ishte përgatitur për të kryer një vrasje.

Në momentin e arrestimit Sadetin Erkoceviq, ka qenë me një çantë dore dhe me kapele, të cilën e mbante disi ulur me qëllim mos-identifikimin.

Arrestimi i tij është bërë nga policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës. Ai është mbajtur nën kontroll nga shërbimet e policisë deri në momentin që është bërë i mundur identifikimi.

Më pas policia i ka vënë prangat shkodranit 28 vjeçar, të cilin policia e ka konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sadetin Erkocoviq nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në shkurt të vitit të kaluar gjykata e Shkodrës e dënon atë me 20 vite burg, ndërkohë që ai ishte ende në kërkim.

Në maj të vitit 2014 në një lokal në fshatin Zus të Shkodrës ai ka vrarë shtetasin Indrit Hylli dhe ka plagosur një tjetër person,Jetmir Mollën. Burime nga policia e Shkodrës thanë për Top Channel se Erkoceviq dyshohet të jetë pjesë e grupit të Bajrave. Por a është ai një vrarës i rekrutuar me pagesë? Kjo pritet që të zbardhet nga drejtësia shqiptarë në vijim të hetimeve.

  Video e arrestimit të Erkoçeviq, i dyshuar si bashkëpunëtor i afërt i Bajrave

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA