Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një aksident i shtatëfishtë ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”, në kryeqytet, tek kryqëzimi i Komunës së Parisit.
Aksidenti është shkaktuar nga mjeti i grumbullimit të mbeturinave, i cili ka përplasur makinat e tjera. Shoferi i kësaj të fundit, Islam Beba ka qenë i dehur, ku sipas burimeve nga policia ka konsumuar 75% alkool.
Nga të dhënat e para mësohet se dy persona kanë mbetur të lënduar, punonjës të grumbullit të mbeturinave.
Ndërkohë policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve nga ura e “Vasil Shanto”, deri tek kryqëzimi i “Komunës së Parisit”.
Top Channel