Mick Schumacher shkruan një tjetër faqe në historinë e garave të automobilizmit. Djali i legjendës së Formula 1, Mikael Shumaker, regjistroi fitoren e tij të parë në Botërorin e Formula 2 teksa triumfoi në Cmimin e Madh të Hungarisë.
Schumacher Jr, që është pjesë e skuadrës Prema e njëkohësisht pjesë e Akademisë së Pilotëve të Ferrarit, zhvilloi një garë perfekte teksa kaloi i pari vijën e finishit pasi u mbrojt mjaft mirë nga sulmet e rivalit të tij më të afërt, japonezit Matsushita, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Sete Kamera.
Fitoren e Mick Schumacher padyshim që e përjetoi nga afër edhe nëna e tij, Korinna që ishte e pranishme në bokset e skuadrës së të birit, sic bënte dikur edhe me bashkëshortin e saj Michael.
Pas kësaj fitoreje, Mick Schumacher ngjitet në kuotën e 45 pikëve pas 8 garave, ndërkohë që kujtojmë se ai është debutues në Botërorin e Formula 2.
Top Channel