19 milionë stërlina kolltuku, si i shkatërroi David Beckham, Shakirën dhe Justin Bieber në “garën” e fitimeve…
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realiste një turne të përbashkët.
Franca dhe Gjermania po përgatitin një kandidaturë të përbashkët për të organizuar një edicion të ardhshëm të Kupës së Botës. Dy prej fuqive më të mëdha të futbollit europian po pozicionohen për të garuar për një nga turnetë e ardhshëm të disponueshëm, pas Botërorit 2030 që do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, si dhe atij të vitit 2034 që do të mbahet në Arabinë Saudite.
Sipas raportimeve, objektivi i Parisit dhe Berlinit është një kandidaturë për Kampionatin Botëror 2038 ose 2042, me idenë që të organizojnë së bashku një kompeticion të përmasave të mëdha. Një faktor që ka ndikuar në këtë projekt është edhe diskutimi për zgjerimin e mëtejshëm të Kupës së Botës. FIFA po shqyrton mundësinë që turneu të kalojë nga 48 skuadra në 64 ekipe, duke rritur ndjeshëm numrin e ndeshjeve dhe kërkesat infrastrukturore.
Në këtë skenar, organizimi i përbashkët mes vendeve me stadiume moderne, kapacitete të mëdha transporti dhe përvojë të gjatë në evente ndërkombëtare shihet si një alternativë gjithnjë e më e mundshme.
Franca ka organizuar Botërorin në vitin 1938 dhe 1998, ndërsa Gjermania e ka pritur turneun në vitin 1974 dhe 2006. Të dyja vendet kanë gjithashtu një histori të pasur në organizimin e kompeticioneve madhore, përfshirë Kampionatet Europiane. Një kandidaturë franko-gjermane do të rikthente një Kupë Bote në zemër të Europës pas shumë vitesh dhe do të përballej me kandidatura të tjera që pritet të shfaqen për edicionet pas vitit 2034.
Top Channel