“Asnjë bedel apo dikush që përdor pushtetin s’më ndal dot”, Spiropali përplaset me Berishën në Kuvend, kryedemokrati: ‘Eliza’, pëllumbesha në botën e çudirave… 23/07 13:27
Pesë minuta pushim për punimet në Kuvend, më kërkesë të kryetarit Niko Peleshi.
Ai kërkoi që të ketë një mbledhje mes kryetarëve të grupeve parlamentare, për të vendosur sesi do të vijohet me seancën.
“Do të konsultojmë për vijimin e seancës, nuk mund të vazhdojmë me fjalët për procedurë”, tha Peleshi.
Ndërkohë, rikthimi i seancës nuk ishte me më pak tensione, ku iu tërhoq vëmendje dhe vërejtje Belind Këllicit për fjalorin e përdorur, e ndërsa më parë vëmendja iu tërhoq edhe Nokës edhe Ballës.
Top Channel