E pabesueshme/ Bota u bashkua kundër Argjentinës, 23 milionë firma për ta përjashtuar nga Kupa e Botës!
Lamine Yamal nuk ishte protagonist vetëm me paraqitjet e tij në fushë gjatë Kupës së Botës 2026.
Talenti spanjoll u kthye pa dashje edhe në një fenomen marketingu, pasi një detaj i veshjes së tij gjatë finales solli një rritje të jashtëzakonshme të shitjeve për markën gjermane 6PM.
Gjatë festimeve pas triumfit të Spanjës ndaj Argjentinës, 19-vjeçari ngriti në disa raste fanellën, ndërsa pantallonat e shkurtra të uniformës i mbante të ulura, duke lënë të dukshme logon “6PM” në pjesën elastike të veshjes. Pamjet u transmetuan në mbarë botën dhe u panë nga qindra miliona shikues.
Sipas gazetës gjermane Bild, menjëherë pas finales faqja zyrtare e markës u përball me një fluks të madh porosish, ndërsa produkti i ekspozuar nga Yamal u shit plotësisht brenda një kohe shumë të shkurtër.
Marka 6PM u themelua në vitin 2016 nga sipërmarrësi gjerman me origjinë marokene, Achraf Ait Bouzalim. Ajo është bërë e njohur në tregun e modës “streetwear”, falë bashkëpunimeve me artistë të njohur të muzikës rap dhe identitetit të saj multikulturor. Edhe vetë kompania përfitoi nga jehona mediatike, duke publikuar në rrjetet sociale fotografi të Yamalit gjatë festimeve.
Mbajtja e pantallonave të lojës më poshtë se zakonisht është një veçori që e ka shoqëruar Yamal gjatë gjithë Botërorit, por ishte finalja ajo që e shndërroi këtë detaj në një fenomen viral dhe në një sukses të menjëhershëm tregtar për markën gjermane.
Top Channel