E pabesueshme/ Bota u bashkua kundër Argjentinës, 23 milionë firma për ta përjashtuar nga Kupa e Botës!
Real Madridi duket se ka nisur lëvizjet konkrete për të transferuar një nga mesfushorët më të mirë në botë.
ipas raportimeve të fundit, ditën e djeshme është zhvilluar një takim sekret në një restorant në Madrid mes drejtuesve të klubit “merengues” dhe agjentëve të Rodrit.
Burimet bëjnë të ditur se bisedimet janë përqendruar te mundësia e transferimit të mesfushorit spanjoll, ndërsa Reali është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë afatgjatë deri në verën e vitit 2030.
Rodri konsiderohet prej kohësh objektivi kryesor i madrilenëve për të përforcuar mesfushën, falë cilësive të tij si organizator loje, lider dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm të futbollit evropian.
Megjithatë, një marrëveshje nuk pritet të jetë e lehtë. Manchester City e vlerëson shumë 30-vjeçarin dhe nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta lërë të largohet pa një ofertë rekord. Takimi i zhvilluar në Madrid shihet si një hap i rëndësishëm në strategjinë e Realit, që synon të sigurojë shërbimet e Rodrit në një nga operacionet më të bujshme të merkatos së verës.
Top Channel