Vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative Tiranë që ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e malit të Tomorrit “Park Kombëtar”, ka shkaktuar reagime të shumta në qarkun e Beratit dhe pikërisht sot banorët beratas janë ngritur në protestë. Me ta është bashkuar edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, si dhe drejtues të pushtetit vendor.

Me pankartat në duar: “Mos ma prek Tomorrin”, “Tomorri park natyror”, “Do ju përgjigjet vetting-u dhe Abaz Aliu”, “Jo shkatërrimit të malit” etj, banorët kanë kërkuar rrëzimit e vendimit të Gjykatës Administrative.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka pohuar se lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore është e vështirë por një luftë e drejtë. Ne jemi këtu në Berat, ka thënë Klosi, për të dënuar me forcë një vendim të djeshëm të Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar”, pasi me truke ata duan të mbrojnë interesat e një komunuteti të vogël që jane ata biznesmenët e gurit. Këta biznesmenë, tha Klosi, e kanë shkatërruar malin, prej 20-vjetësh ata kanë shkatërruar të gjithë pllajën dhe hyrjen e  parkut natyror të Tomorrit, që në ditët e shenjta të Abaz Aliut vizitohet nga rreth 500 mijë pelegrinë. Të gjithë ata biznesmenë janë në shkelje të ligjit sepse ata s’kanë zbatuar koordinatat, askush nuk e ka ripyllëzuar zonën e dëmtuar, ata nuk e kanë zbatuar kontratën me shtetin dhe për këtë i’u është revokuar leja.

Klosi deklaroi nga Berati se, do ta rrëzojë vendimin që morën 5 gjyqtarët e Gjykatës Adminiatrative, që votuan 4 pro dhe 1 kundër për rrëzimim e VKM-së për malin e Tomorrit. Klosi deklaroi se, 4 gjyqtarët: Amarildo Laçi, Bari Shyti, Arkelino Gazidede dhe Fjoralba Shehu do të përballen me peticionin e qytetarëve të të gjithë qarkut të Beratit. Ne, vijoi Klosi, do të vazhdojmë të kërkojmë që të firmoset peticioni jonë dhe do ta ankimojmë vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA