Akademik prof. dr Artan Fuga përballë një paneli pedagogësh në një sallë leksionesh iu rikthye edhe njëherë ligjit për Akademinë e Shkencave. Ai u ndal kryesisht tek dy nene.
Tek neni, i cili kufizon kompetencën e Presidentit të Republikë si dhe njëkohësisht dy nene që kufizojnë autonominë e Universitetit.
“Sipas Ligjit që po flas për Akademinë e Shkencave. Neni 11, pika 6. Shikoni si e formulojnë. Presidenti mund të mos e emërojë kryetarin e Akademisë, por nëqoftëse shumica e anëtarëve të Akademisë nuk është dakord me mos emërtimin, atëherë mandati i presidentit bie. Unë kur kam parë këtë, kam thënë mirë këtë e kanë bërë si të duan, por ndonjë jurist ka në Akademinë e Shqipërise, apo kanë vdekur të gjithë”, tha Fuga.
Prof Dr. Fuga paraqiti të gjitha provat juridike që vërtetojnë se ligji për Akademinë e Shkencave shkel në disa nene, Kushtetutën e Shqipërisë, Kodin e Punës, Ligjin për Arsimin e lartë dhe shkencën si dhe vendos në rrezik liritë e kërkimit shkencor.
“Neni tre i Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor flet: Institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike për të zhvilluar programet e studimit. Të shikojmë se çfarë na thotë ligji për Akademinë e Shkencave, që për mua është një dështim i reformimit. Neni 4, pika 3; referuar Akademisë: të ndërtojë strategjitë dhe të zbatojë politikë për përdorimin e njehësuar të gjuhës shqipe zyrtare të terminologjive bashkëkohore të shkencës dhe teknikës, si dhe për konsolidimin e gjuhës shqipe në të gjitha fushat e shkencës. Kush ja jep këtë të drejtë? Sot në Akademinë e shkencave nuk ka asnjë gjuhëtar nën moshën 75 vjeç. Institutet e gjuhësisë dhe letërsisë janë jashtë sistemit të akademisë “, tha Fuga.
Ligji ka ardhur pa një relacion financiar, siç e kërkon neni 82 i kushtetutës dhe ka mënjanuar nga hartimi i këtij ligji, ministrinë e Arsimit, kompetencë të cilën asaj ja jep ligji për arsimin e lartë.
Profesor Artan Fuga e shprehu besimin e plotë se Presidenti i Republikës Zoti Ilir Meta , bazuar në prova dhe argumenta, do të mbajë qëndrimin adekuat karshi këtij ligji.
Top Channel