Pas 46 puntatash – javë në transmetim, emisioni Hipokrati mbyll me sukses sezonin e tij të parë. Një emision i hyrë në tregun televiziv si një risi për publikun shqiptar në trajtimin e plotë të temave të larmishme mjekësore. Dhjetëra mjekë të ftuar ne studio dhe prezentë në terren, dhanë kontributin e tyre për të informuar në mënyrë profesionale teleshikuesit lidhur me parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Mjekë të huaj dhe ata elitarë të mjekësisë shqiptare nuk kursyen kontributin e tyre në këtë sezon të parë për të sjellë diçka ndryshe në trajtimin e problematikave shëndetësore.

Hipokrati pati risi në formatin e vet me rubrikën “Vizita e mjekut” dhe “Live Medicine”. Në rubrikën e parë pacienti shkon tek mjeku për kontrollin fillestar e më pas mjeku udhëzon pacientin mbi hapat e mëtejshëm për trajtim. Ndërsa “Live Medicine” tregoi drejtpërdrejtë nga sallat e spitaleve dhe klinikave  mënyrën e kryerjes së ndërhyrjeve nga stafi mjekësor rreth sëmundjeve të ndryshme.

Por rrugëtimi i Hipokratit nuk mbyllet me kaq. Në shtator emisioni starton me risi të reja dhe rubrika mjaft interesante, me studio te re dhe publik prezent në të. Mjekët më të mirë të mjekësisë shqiptare dhe jo vetëm do të jenë sërish pjese e programit më të ndejkur mjekësor në Shqiperi e më gjerë.

Hipokrati rinis në 21 Shtator. Përgjatë muajit Gusht, televizioni kombëtar Top Channel do të transmetojë çdo të shtunë puntatat më të mira të Hipokratit, të përzgjedhura nga redaksia përkatëse . Deri atëherë pushime të mbara dhe shëndet për të gjithë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA