Etapa e 17-të e Turit të Francës Pont Du Gard-Gap flet italisht; është Matteo Trentin ai që e fitoi atë, duke i përshkuar 200 km e saj me kohën 4 orë 21 minuta e 36 sekonda. Ishte një etapë ku Trentin ishte i shkëputur gjatë gjithë kohës, ndërkohë që sulmin vendimtar e bëri vetën më 14 km e fundit të etapës.
Në vendin e dytë u rendit çiklisti danez Kasper Asgreen, me 37 sekonda më shumë ndërkohë që vendi i tretë ishte për belgun Greg Van Avermaet, me 41 sekonda më shumë se Trentin. Mbajtësi i Fanellës së Verdhë, Julian Alaphillipe së bashku me emrat e tjerë të mëdhenj të turit e kaluan vijën e finishit, pak minuta pas Trentin
Alaphillipe edhe pas kësaj etape vazhdon të ruajë vendin e parë në renditjen e përgjithshme i shkëputur me 1 minutë e 35 sekonda nga vendi i dytë në të cilin pozicionohet Geraint Thomas, ndërsa vendi i tretë mbahet sërish nga holandezi Steven Kruijswijk.
Top Channel