Rey Manaj ishte protagonist me gol përballë San Marinos.

Në minutën e 65’, Manaj shënoi golin e tretë të sfidës, që vlen dhe për statistikën e tij personale.

Kështu Manaj shkon në kuotën e 11 golave me fanellën kuqezi, duke barazuar Sokol Kushtën dhe Hamdi Salihin.

Tashmë ai është në ndjekje të rekordit të Bogdanit, i cili vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e Shqipërisë me 18 gola.

Top Channel