Ka përfunduar afati për pretendentët që synojnë tre vende në Gjykatën e Lartë. Mes tyre gjenden edhe emrat e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, Theodhori Sollaku, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushaj, njerëz që vijnë nga bota akademike sikurse Ervin pupe dhe Kestrin Katro apo edhe ish-zyrtarë të ish-KLD si Ilir Panda.
Në listën e konkurrentëve për në Gjykatën e Lartë janë 21 emra. Por pas ndryshimeve të reformës në drejtësi rezulton se disa prej tyre kanë shfaqur interes edhe më herët që të jenë në kupolën e drejtësisë ose të bëhen pjesë e institucioneve të reja sikurse kërkoi Ilir Panda, ish-ministër Drejtësisë dhe ish-zv.kryetari i KLD, apo siç garoi për në SPAK, Irena Nino. Të dy ata në fakt se bashku me ish-Prokurorin e Përgjithshëm Sollaku, i cili kandidoi edhe për në Gjykatën Kushtetuese, tashmë do të jenë rivalë drejt Gjykatës së Lartë. Por listës së garuesve për në Gjykatën Supreme ju shtohet edhe emri i Ardita Alsules që gjithashtu pretendoi një vend në Gjykatën Kushtetuese por e la garën në mes pasi u tërhoq. Në listën për ne Gjykatën e Lartë është edhe një ish-gjyqtar i kësaj gjykate, Agron Lamaj, i cili pasi i përfundoi mandati nuk u kthye më në detyrë nga KLD, e madje në një intervistë për Top Channel pesë vite më parë ai sugjeronte reformë. Shumica e kandidatëve jo-gjyqtarë janë avokatë apo edhe personazhe të njohura në jurispudencë siç edhe Sokol Sadushi një nga ekspertët e reformës e gjithashtu ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese. pas shfaqjes së interesit për 21 pretendentë gjatë verës administrata e KLGJ do t’u kërkojë kandidatëve dokumentacionin përkatës, që në vjeshtë do t’i nënshtrohet vetting-ut të cilin për ta e zhvillon KLGJ. Vetë qeveria e gjyqësorit pritet të hapë garën edhe për 16 vende të tjera për këdo që është pjesë e gjyqësorit dhe që ka ambicie Gjykatën Supreme, e mbetur prej muajsh në pikën më të vështirë të saj.
Kandidatë jo gjyqtarë për në Gjykatën e Lartë:
Top Channel