Assad sulmon opozitën, 31 të vdekur dhe 50 të plagosur

23/07/2019 05:32

Disa sulme ajrore janë bërë në një treg dhe një zonë rezidenciale në Sirinë veri-perëndimore, zona të mbajtura nga opozita.

Nga sulmet kanë mbetur të vrarë të paktën 31 civilë dhe pesëdhjetë njerëz të tjerë u plagosën shkruan BBC.

Sulmet ajrore u bënë në qytetin Maarat al-Numan, në provincën jugore Idlib, duke shkaktuar dhe përhapur një shkatërrim të madh.

Rusia ka mohuar lajmet se avionët e saj kanë kryer sulmet. Rusët mbështesin qeverinë e Sirisë me në krye Bashar Al Axsad, e cila po përpiqet të rimarrë rajonin nga rebelët dhe xhihadistët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA