Moti i paqëndrueshëm e ka bërë punën e vet, megjithatë Akuadromi i Tiranës, mbetet një nga mundësitë më të mira, veçanërisht për familjarët.

Fëmijë të shoqëruar nga prindër mezi presin të kridhen në ujin e ngrohtë.

“Më pëlqen këtu, se në pishinat e tjera ka vetëm një rrumbullake”, thotë një fëmijë.

“Vij çdo fundjavë me mamin. Është pastër, qetë, fëmijët kënaqen”, tregon një gjyshe.

“Frikë nga infeksionet kemi, por këtu jemi të sigurt, pasi e kemi provuar edhe herë të tjera. Unë vij këtu pas 10 vjetësh kur isha beqare dhe vija me shoqet. Djali im po kënaqet shumë. Është afër, nuk ka trafik dhe fëmijët i ke nën kontroll”, thotë një nënë.
Pishina ka edhe një ambulancë ku shërbejnë dy mjekë nga mëngjesi deri në darkë, në ditët e pikut.

“Rastet që hasim më shpesh janë gërvishtje, alergji, ndrydhje, gjendje të fikëti, të vjella. Por nuk kemi patur kurrë raste që kanë patur nevojë të transportohen në spital me urgjencë”, thotë pediatri Mikail Spiro.

Sezoni në këtë pishinë nisi me një muaj vonesë, ndërsa sot ajo popullohet më së shumti nga fëmijët e vegjël.

Top Channel