Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve informale me strukturat e partisë për të dikskutuar mbi zhvillimet e pritshme politike.
I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe kryebashkiaku Agron Kapllanaj, kreu i opozitës ishte në Mallakastër, ku u shpreh se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosën fatin e kësaj qeverie.
“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama.”-u shpreh Basha,.
“Bashkia Mallakastër ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj. derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj”- u shpreh lideri i opozitës në takimin informal me drejtuesit e degës së PD në Mallakastër.
Top Channel