Dhunimi i Ilir Demaliajt, policia: Është shpallur në kërkim autori i dyshuar
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti fatal i cili ndodhi ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën shoferi 36-vjeçar Redion Hasimi.
Siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, shoferi nuk ka qenë problematik dhe nuk ka kthyer asnjë shkelje në drejtimin e mjetit, por dyshohet se pësoi një infarkt.
“Këtë linjë e ka kryer prej vitesh. Ka një historik si drejtues pa problematika dhe pa shkelje. Edhe mjetit i është ushtruar kontrolli teknik një muaj më parë, ku ka rezultuar në gjendje optimale për udhëtime të gjata. Referuar edhe dëshmive të dëshmitarëve, dyshimet kryesore janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të një kolapsi shëndetësor, konkretisht dyshohet për një infarkt. Në vendngjarje nuk është konstatuar asnjë gjurmë frenimi.
Devijimi i mjetit në anën e djathtë të rrugës ka bërë që të dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe nuk ka mundur të reagojë për të devijuar mjetin. Në këtë aksident janë përfshirë edhe tre fëmijë të mitur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë”, u shpreh Bezat.
Top Channel