“Ka nisur të shpërndahet”/ Bonusi për pensionistët, ministrja Ibrahimaj: Ja sa prej tyre e kanë tërhequr në ditën e parë

01/07/2026 17:33

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale sa i përket bonusit të verës për pensionistët, që u raportua një ditë më parë.

Ajo shprehet në se në ditën e parë të shpërndarjes e kanë tërhequr mbi 33 mijë pensionistë, ndërsa përfitojnë mbi 777 mijë.

“Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet!

Deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, 33119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës prej 5,000 lekësh.

Bonusi po shpërndahet së bashku me pagesën e pensionit dhe do të përfitohet nga 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.

Ky është bonusi i parë i akorduar në mesin e vitit, si pjesë e angazhimit për të mbështetur pensionistët dhe për të ndarë përfitimet e rritjes ekonomike me qytetarët”, shkruan Ibrahimaj.

Top Channel