Analisti Ilir Demalia është dhunuar ditën e sotme në Tiranë.

Nga pamjet e publikuara, Demalia shfaqet me dëmtime në zonën e fytyrës dhe plagë pranë syrit, ndërsa më pas është marrë ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit zyrtar të policië, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Çamëria”, ku Demaliaj dyshohet se është goditur me grusht për motive të dobëta. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, pas veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi:
Sot, më datë 01.07.2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobëta, është goditur me grusht gazetari, shtetasi I. D., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel