Live/ Dita e 32-të e tubimit të Tiranë, protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

01/07/2026 20:20

Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve.

Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku disa prej tyre do të mbajnë fjalën e tyre.

Ata vijuan me thirrjet e tyre të përhershme: “Revolucion! Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Në podiumin para Kryeministrisë, disa prej qytetarëve u ndalën te protesta e një ditë më parë para Kuvendit, duke thënë se policia tejkaloi kompetencat dhe u përdor nga partitë politike.

Top Channel