Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të merrte rreth 400 ish-të dënuar ose të alkoolizuar nga Polonia, i vinte të punonin në Britani për gjysmë euroje dita, dhe i linin të jetonin në kushte shumë të këqija ndërkohë që vetë fusnin në xhep miliona.

Ky grup i mirë-organizuar drejtohej nga një familje polake, Brzezinski, të cilët gjuanin për njerëzit më të brishtë në Poloni. Më pas u premtonin punë të lehta me pagesë të mirë në Britani, dhe i bënin pjesë e skemës së tyre, që praktikisht i kthente në skllevër modernë.

Nëse ankoheshin, personat që silleshin nga Polonia mund të rriheshin ose të kërcënoheshin. Në gjyq u tha që ata punonin me orare të tejzgjatura nëpër ferma, nëpër qendra riciklimi mbeturinash, si dhe në fabrika ku thereshin gjelat e detit.

Tetë pjesëtarë të grupit të organizuar janë dënuar me burg, 55 vite në total.

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA