2 policë dhe 5 persona të tjerë janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Cakrani 2019”.

Dy policët dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre.

Njoftimi

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestojnë 2 punonjës policie dhe 5 shtetas të tjerë.

Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar  “Cakrani 2019” për evidentimin dhe asgjësimin e disa parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe kapjen e autorëve të tyre. Sipas ministrisë së Brendshme, hetimet kishin nisur përpara disa muajsh.

Në pranga ka rënë shtetasi  G.B., 48 vjeç, me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier; Z.K., 57 vjeç, me detyrë Agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier; B.Xh., 62 vjeç, kryeplak i fshatit Cakran, Fier; G.M., 49 vjeç, Njësia Administrative Cakran, Fier; I.M., 39 vjeç,Njësia Administrative Cakran, Fier; E.Sh., 50 vjeç, Njësia Administrative Cakran, Fier dhe A.K., 25 vjeç, Njësia Administrative Cakran Fier.

Është shpallur në kërkim shtetasi F.C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi duke shpërdorur detyrën dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare.

Në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe Kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, B.Xh., ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë, “Arrest me burg”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre.

Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit”, u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë. Gjatë kontrollit të banesave ndaj shtetasve të mësipërm u evidentuan edhe disa kubikë të mbjella me lëndë narkotike Cannabis Sativa. Operacioni vijon për kontrollin plotë të territorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA