Rreth 500 maturantë të gjimnazit “Sami Frasheri” në Tiranë festuan mbrëmjen e maturës që shënon kufirin mes përfundimit të gjimnazit dhe përgatitjeve për shkollën e lartë.
Atmosfera është shumë e bukur, ka magji gjithandej, dhe të rinjtë mezi njohin njëri-tjetrin pasi veshja e tyre e përditshme ka qenë më sportive.
“I kam filluar përgatitjet që në mengjes. Fustanin e kam marrë me qira. Gjithë përgatitja ka shkuar tek 200-300 mije lekëshi. Edhe do pijmë nga pak. Mami me duket se më ka vënë një hudhër në çantë. Me porositën të shtëpisë mos u hallakat, ji serioze”, kanë qenë disa prej komenteve të maturantëve.
Të gjithë maturantët janë zbukuruar dhe kuruar deri në detaje për këtë mbrëmje, sa duket sikur vijnë nga sfilata apo revista mode.
Top Channel