Mashtrimi për makinën vë në pranga një person, një tjetër në kërkim; të dënuar më parë për vrasje në tentativë

24/06/2019 10:51

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se nëpërmjet mashtrimit shtetasi E.P., i kishte marrë automjetin Alfa Romeo dhe nuk ia kishte kthyer më, organizuan punën për gjetjen e automjetit.

Si rezultat i punës dhe informacioneve të grumbulluara, në rrugën “Bilal Golemi” shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin, ku dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin.

Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri  Pistoletë “TT”.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  të shtetasit E.S, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë  për “Vrasja” mbetur në tentativë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” e shtetasit E. P 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin italian duke i marrë makinën dhe ja ka shitur shtetasit E.S.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA