25/11 13:47
Kur e doni atë që bëni, nuk ka kufi për atë që mund të arrini. Justyna ‘Sosenka’ Sosnoëska, një artiste kozmetike nga Polonia, është shembull i shkëlqyer që e dëshmon.
Artistja e vetë-mësuar që po përpiqej të eksperimentonte me teknika të tjera të kozmetikës, por ishin efektet speciale me të cilat ajo u dashurua. “Kjo gjë më kënaq mua, më jep mundësi të pafundme për të krijuar. Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa e bërë këtë.”
Edhe pse njerëzit tashmë janë duke u çmendur për aftësitë e saj, për të është vetëm fillimi. “Është fillimi i një rruge shumë të gjatë, duhet të mësoj dhe të praktikoj shumë për të qenë më mirë”, tha ajo. Për më tepër po ju ftojmë që t’i hidhni një sy veprave të saja.
Top Channel