Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës. Plagosen 5 protestues dhe 1 kalimtar

14/10/2026 21:33

Përditësohet bilanci i të lënduarve nga protesta e zhvilluar në Tiranë.

Sipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin aktualisht trajtim mjekësor 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar.

Ndërkohë, sipas të dhënave të raportuara, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka aktualisht persona të lënduar.

Top Channel