Në Elbasan finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”, ku janë vënë pranga një grup kriminelësh në fushën e kontrabandimit të klandestinëve, nga vendet e treta.
Operacioni i drejtuar nga Drejtoria Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan, ka vënë nën pranga 8 pjesëtarë të grupit kriminal, ndër ta kreu i grupit një shtetas turk.
Ky grup kriminal vepronte në kufirin e gjelbër Greqi-Shqipëri-Mali i Zi, për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku, për në vendet e BE-së.
Hetimet e kryera nga policia kanë finalizuar me sukses këtë operacion, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim me shtetasit si më poshtë:
G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë
R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë
R.H., 38 vjeç, banues në Devoll
G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë
R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë
R.H., 38 vjeç, banues në Devoll
D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë
E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë
A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë
U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë
F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë
Sipas informacioneve, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: celular, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal.
Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Top Channel