“Yves Saint Laurent, sfilatë me veshje për meshkuj në Malibu

07/06/2019 11:58

“Yves Saint Laurent” ka shpalosur vizionin e saj për modën për meshkuj, për sezonin “Pranverë-Verë 2020”, në një sfilatë në Malibu të Kalifornisë, me drejtorin krijues të markës, Anthony Vaccarello, që sjell tendencat më të fundit.

Kjo është hera e dytë që Vaccarello është zgjedhur të prezantojë një sfilatë vetëm për meshkuj. Gjithnjë e më shumë po punohet që edhe moda për meshkuj të zërë vend në javët e modës, në qytete si Londra, Parisi dhe Milano, që zakonisht e vendosin atë në plan të dytë.

Veshjet për meshkuj janë një hap logjik. Sfilata e parë dedikuar vetëm meshkujve u zhvillua nga “Yves Saint Laurent” në vitin 2016 në Los Angeles, ndërsa tani ato po shihen gjithnjë e më shumë edhe në qytete të tjera të modës.

Top Channel