Vidhnin banesa në Patos dhe jo vetëm, në pranga tre persona. Pas kontrollit në banesë njërit prej tyre iu gjet kanabis Rreth 36 mijë maturante kanë zhvilluar këtë të premte provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Provimi nisi në orën 10, ndërkohë që maturantët janë paraqitur në ambjentet e shkollës 1 orë e gjysmë para për të shmangur kaosin e ndarjes së tyre në klasa si dhe për të kryer kontrollin pasi telefonat ishin të ndaluar.
“Maturantet kanë qëndruar 1 metër distancë larg njëri-tjetrit, në një klasë me 15 nxënës, ku të vetmet gjëra që u janë lejuar ishte mjeti identifikues, stilolapsi dhe vetëm një shishe me ujë’.
2 ore e gjysmë ishte kohëzgjatja e testimit të maturanteve por që një pjesë e konsiderueshme e tyre e perfunduan më shpejt.
Të parregullt këtë proçes e konsideroi ish kryeministri Sali Berisha, i cili nëpërmjet fotove të tezës së anglishtes shkruan në Facebook se në Kukës drejtoret e shkollave kane shpërndarë provimin e maturës. Menjëherë u kundërpërgjigj dhe ministria e arsimit, ku e fajëson PD për keqinformim, ku në reagim thuhet se: ‘Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proçes plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës’.
Emocionet e nxënësve i përjetuan dhe prindërit, të cilët i prisnin prej orësh jashtë mjedisit shkollor.
Top Channel