24/05 15:52
Vetëm pak ditë pasi u shpallën kampionë Europe me Liverpool, Daniel Sturridge dhe Alberto Moreno janë larguar nga “The Reds”.
Kontrata e tyre përfundon më 30 qershor të këtij viti dhe Liverpool ka vendosur t’i lërë të lirë.
Pritet që për sulmuesin Sturridge disa klube të nxitojnë t’i bëjnë ofertën.
Ndërsa mbrojtësi Alberto Moreno është vetëm 26 vjeç dhe ka shumë klube që janë gati ta marrin me kosto zero.
Top Channel