16/11 19:14
Shtëpia gjigante që Majkëll Xhordan ka ndërtuar në Çikago vazhdon të jetë në shitje edhe pas gjashtë vitesh. Ai paguan rreth 100,000 dollarë taksa prone në vit, si dhe staf për ta mirëmbajtur.
Çmimi i është zbritur nga 29 milionë dollarë, fillimisht, në më pak se 15 milionë, por prapë nuk ka blerës.
Një nga arsyet që mendohet se nuk shitet, është sepse është shumë e personalizuar, dhe sepse Xhordan shpreson që vlerën t’ia shtojë emri, por njerëzit rrallë blejnë shtëpi aq të mëdha thjesht sepse i ka pasur një person i famshëm.
Top Channel