Ndonëse ende nuk gjetur shkaku i helmit të banorëve të Bulqizës raste që paraqiten në spital për kujdes shëndetësor janë pakësuar. Gjatë kësaj të marte ka pasur vetëm 5 raste.
Dyshimet kryesore janë hedhur tek intoksikimi i ujit të pijshëm ndaj banorëve të Bulqizës u është ndaluar konsumi i ujit të rrjetit që i furnizon me ujë te pijshëm.
Por nga ana tjetër pamundësia financiare për të konsumuar ujë të blerë i ka detyruar disa familje t’u drejtohen burimeve në mal ku për të siguruar ujë u duhet të udhëtojnë gati një orë.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka analizuar mostrat e ujit të mbërrituar nga drejtoria e Shëndetit Publik Bulqizë për të cilët përjashtohet ndotja bakterologjike si Esheria Coli apo-streptokok.
Por një grup specialitetesh nga Instituti i Shëndetit Publik ka shkuar në Bulqize për të hetuar më tej
“po kërkojmë edhe për salmonele, prandaj duhen pritur edhe disa ditë për rezultate të sakta” u shpreh specialisti.
Uji vijon te mbetet ende dyshimi i eksperteve ndërkohë që pritet përgjigjja e analizave pas disa ditësh.
Top Channel