Arrestohet mjeku, akuzohet për abuzime seksuale me 38 pacientë të tij, në dy spitale
Një video shokuese tregon se si një grup fëmijësh të rinj myslimanë në Filadelfia këndojnë “të këpusim kokat”, që të çlirojmë xhaminë Al-Aqsa’ ndërsa Palestinën do e mbrojmë me trupat tanë.
Klipi, i cili u ngarkua për herë të parë në Facebook nga Qendra Islamike e Shoqërisë Myslimane në Filadelfia muajin e kaluar, tregon një grup fëmijësh që i kishin stolisur flokët me simbole dhe ngjyra palestineze.
Një përkthim i videos është siguruar nga Instituti i Kërkimeve të Medias në Lindjen e Mesme.
Shoqëria Amerikane Myslimane lëshoi një deklaratë të shtunën duke u zotuar të hetojë “gabimin e padëshiruar dhe mbikëqyrjen”.
Organizata gjithashtu tha se ‘personi përgjegjës’ i kësaj ngjarjeje është ‘shkarkuar’.
‘Ata që e mohojnë shtypjen janë ata që pohojnë ekzistencën e tyre dhe eliminojnë padrejtësinë nga toka e arabëve’, tha një fëmijë në video.
Në këtë pikë, fëmijët e tjerë bashkohen dhe fillojnë të këndojnë: ‘Rebelët! Rebelët! Rebelët!
‘Gjaku i martirëve na mbron. Parajsa ka nevojë për burra të vërtetë!”
“Palestina jonë duhet të kthehet tek ne”, janë këto disa nga rreshtat e këngës.
Top Channel