Zaha Hadid, arkitektja e ndjerë britanike-irakiane, e cila ndërroi jetë në vitin 2016, është një nga profesionistet më të shquara në histori. Ajo ka realizuar shumë vepra madhështore, dhe një prej tyre është një nga stadiumet e reja në Katar.

Përveç arkitekturës së veçantë dhe moderne, kjo vepër, e cila po ndërtohet në mes të nxehtësisë së shkretëtirës,  mbart një teknologji shumë të përparuar për sa i përket sistemit të ajrimit.

Kondicionerët e teknologjisë më të fundit pritet t’ua ulin temperaturën tifozëve deri në 22 gradë celsius, ndërkohë që mjedisi rrotull tyre është përcëllues edhe në dimër.

Forma e stadiumit është frymëzuar nga varkat tradicionale që kanë përdorur gjithnjë peshkatarët e zonës, por sot, në kohën e internetit, komentuesit e bënë virale për një tjetër arsye, për faktin që ka ngjashmëri me vizatimet e gjenitaleve femërore. Siç pritej, kjo i dha më shumë famë se arsyeja origjinale e formës.

FOTO GALERI
3/26
Disa nga stadiumet e tjera që po ndërtohen në Katar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA