SHBA hoqi nga lista e zezë Millorad Dodik, DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në vendim Janë murgj rishtarë, por janë edhe fëmijë, dhe nuk mund të silleshin përveçse si të tillë gjatë vizitës në një park lojërash në Yongin, të Koresë së Jugut.
Djemtë e moshës nga 5 deri në 6 vjeç i janë bashkuar një programi të quajtur “si të kthehesh në murg budist”, i cili nisi në 22 prill me një ceremoni që përfshinte dhe qethjen e kokës. Por vizita në park i shkëputi pak nga mësimet, duke i krijuar vogëlushëve mundësinë të shijonin lodrat e parkut e të mahniteshin nga breshkat e tij gjigante, apo papagajtë.
Fëmijët do ta provojnë të plotë jetën e murgut në tre javët që paraprijnë ditëlindjen e Budës në 12 maj, një festë e kremtuar në pjesën dërrmuese të Azisë Lindore. Ai që njihej si princi Sidarta Gautama u kthye më vonë në Gautama Buddha, e në themeluesin e Budizmit, besimi i katërt më i madh sot në botë me mbi 520 milion ndjekës.
Rreth 23% e popullsisë së Koresë se Jugut identifikohen si budistë; 29% janë të krishterë ndërsa 46% nuk kanë përkatësi fetare.
Top Channel