Këtu jemi në qytetin e Korçës. Ky hotel që ka një pamje panoramike mbi qytet është ish-Kampi i Punëtorëve.

Sot ai quhet hotel “Kristal”. Objektet janë marrë me qira nga firma e ndërtimit “KOTEKO” sh.p.k përfaqësuar nga zoti Rezart Kote, për një periudhë deri në 31.12.2020. Objekti është dhënë me qira nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Jashtë kamerave, administratori i këtij hoteli e pranoi se kishte një kontratë qiraje me Konfederatën e Sindikatave Shqiptare, por nuk pranoi të jepte intervistë apo të na vinte në dispozicion kontratën e qirasë.

Ndërkohë, aty pranë, në kodrat mbi qytetin e Korçës, dalin shëtitje ish-minatorët. Teksa shohin kampin e ngritur me djersën e tyre, ata e quajnë këtë një padrejtësi të madhe.

“Ky ka qenë Kampi i Punëtorëve, vinin nga tërë Shqipëria dhe i takonte qytetarëve që kanë punuar dhe ishte djersa e punëtorit të qytetit”, thotë ish-minatori.

Top Channel