Një makinë e blinduar e forcave ushtarake të Venezuelës është futur përmes një grupi protestuesish në kryeqytetin e vendit.
Autoblindat ishin dërguar për të shpërndarë turmat që protestonin kundër presidentit Nikolas Maduro, në lagjen Altamira të Karakasit, që njihet si mbështetëse e Huan Guaidos.
Qeveritarët në Venezuelë thonë se po shtypin një grusht shteti, për të cilin akuzojnë opozitarin Guaido, i cili tha se tani ishin “në fazën e fundit” të procesit të rrëzimit të regjimit të Maduros.
Guaido u shfaq më pas i rrethuar nga disa ushtarakë që e mbronin dhe krijonin një rreth të mbrojtur. Ai u bëri thirrje forcave ushtarake e policore të Venezuelës që të bashkohen me opozitën, ndërkohë që presidenti Amerikan, Donald Trump, postoi në Tëitter duke thënë se po i ndjekin me shumë kujdes zhvillimet në Karakas, dhe se SHBA-të janë me popullin venezuelian.
Presidenti amerikan, Donald Trump,
Top Channel