Alfredo James Pacino ka lindur në New York City më 25 prill 1940. Ai ishte i vetmi fëmijë i emigrantëve italianë nga Sicilia, që u ndanë kur ai ishte një foshnjë. Pasi u ndanë, babai i tij u shpërngul në California dhe Pacino u rrit nga mamaja dhe gjyshërit e tij në Bronks.

Megjithëse disi i turpshëm si fëmijë, në adoleshencën e tij të hershme, Pacino zhvilloi një interes për aktrimin dhe më vonë u pranua në Shkollën e Mesme të Arteve Përformuese.

Megjithatë, ai tregoi se ishte një student i dobët, duke dështuar në shumicën e lëndëve të tij para se ai përfundimisht ta braktiste shkollën në moshën 17-vjeçare.

Më pas, Pacino punoi shumë punë përpara se të shkonte në Greenwich Village në vitin 1959, për të ndjekur ëndrrat e tij për t’u bërë aktor. Në vitin 1962, në moshën 22-vjeçare, ai humbi mamanë, e cila u nda nga jeta. Ai kaloi disa vite në varfëri ekstreme dhe depresion gati për të vrarë veten. Ishte i pastrehë dhe konsumonte shumë alkool.

Por, do të ishte shfaqja e Pacino-s në një film të njohur më 1971-in, i quajtur “Panik in Needle Park”, që do ta vendoste karrierën e tij në një rrugë drejt suksesit. Portreti i Pacino-s i një heroi të droguar kapi syrin e Francis Ford Coppola, i cili ishte duke kërkuar aktorë për filmin “The Godfather”, bazuar në romanin e Mario Puzo.

Megjithëse ai kishte konsideruar yje të tillë si Robert Redford dhe Jack Nicholson për pjesën, Coppola përfundimisht zgjodhi Pacino-n, pak a shumë të panjohur, për të luajtur Michael Corleone.

I publikuar në vitin 1972, “The Godfather” ishte një sukses masiv dhe konsiderohet gjerësisht të jetë ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Pas këtij suksesi, karriera e tij dihet nga të gjithë si ka shkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA