I pranishëm në prezantimin e “Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2019”, mbi cilësinë e mësimdhënies, kryeministri Edi Rama bëri me dije se Karta e Studentit do të fillojë të shpërndahet në Tiranë brenda muajit maj.

“Karta e Studentit fillon me 40 shërbime, por me mundësinë për t’u zgjeruar më tej. Në vijim do të ketë edhe më shumë shërbime të tjera nga palë të interesuara që do të ofrojnë mundësi dhe lehtësira për studentët”, tha Rama.

Një element pozitiv i “Kartës” që do të zhvillohet, sipas tij është përfshirja e sipërmarrjes private në angazhime konkrete për t’i shërbyer studentëve.

“Kam parasysh këtu marrëveshje të caktuara me kompani të caktuara që bëjnë shërbime dhe janë shprehur të gatshëm për të konsideruar tarifa të lehtësuara dhe çmime më të ulëta për studentët që janë pajisur me këtë kartë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA