Presidenti i Nices i “mbyll dyert” Lyonit, për trajnerin Vieira
18/04/2019 01:13
Presidenti i Nices, Les Aiglons Gauthier Ganaye i ka “mbyllur dyert” Lyonit, për trajnerin Patrick Vieira, duke e konfirmuar këtë të fundit edhe për sezonin e ardhshëm.
Në vitin e tij të parë, Vieira duket se i ka bindur të gjithë dhe ka marrë votëbesimin e numrit një të klubit kuqezi, edhe për sezonin tjetër.
“Po ndërton baza solide dhe do të qëndrojë me ne edhe për sezonin e ardhshëm”, tha presidenti i Nices, duke komentuar interesin e Lyonit për trajnerin Vieira.
Top Channel