Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.
Mediat senegaleze raportojnë se shpërblimet për fitimin e Kupës së Kombeve të Afrikës, si dhe ato për kualifikimin në Kampionatin Botëror, nuk u janë paguar ende lojtarëve dhe anëtarëve të delegacionit.
Kriza e thellë financiare ka prekur edhe stafin teknik. Kontrata e trajnerit Pape Thiaw skadoi në shkurt të vitit 2026 dhe, disa muaj më vonë, ai vazhdonte të punonte pa një marrëveshje zyrtare dhe pa pagë. Çështja u bë aq e rëndë sa kërkoi ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Senegalit, Bassirou Diomaye Faye. Thiaw u nis drejt SHBA-së vetëm falë bisedimeve me kreun e shtetit, pak orë para nisjes së delegacionit.
Gjithashtu, raportohet për një borxh të papaguar prej rreth 100 milionë frangash CFA ndaj kompanisë SOGIP. Ky detyrim financiar ka kufizuar aksesin e ekipit kombëtar në disa ambiente të rëndësishme stërvitore.
Kjo situatë ka shkaktuar përplasje të forta edhe brenda institucionit. Sa i përket shpërndarjes së bonuseve, 16 anëtarë të federatës kanë akuzuar presidentin Abdoulaye Fall se procesi u krye pa transparencë dhe pa miratim kolektiv. Akuzat thellohen më tej me pretendimet se persona jashtë delegacionit zyrtar kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga këto pagesa.
Top Channel