Botërori 2026/ Foli duke mbuluar gojën, Almiron viktima e parë e rregullit ‘Vinicius’

20/06/2026 11:45

Paraguajani Miguel Almiron bëhet i pari futbollist që u ndëshkua me karton të kuq pasi foli me gojën të mbuluar me një prej kundërshtarëve të tij në bazë të rregullit të ri të vendosur nga FIFA që ka nisur të aplikohet në këtë edicion të Kupës së Botës për të ndalur fyerjet raciste

Episodi ndodhi në sfidën mes Turqisë dhe Paraguajit me Almiron që iu drejtyua futbollistit turk, Muldur duke mbuluar gojën me dorë. Futbollistët e tjerë turq protestuane menjëherë te arbitri që u kërkua të shihte episodin në VAR.

Arbitri Ivan Barton pasi e verifikoi momentin në monitor, e ndëshkoi Almiron me karton të kuq direkt duke e lënë Paraguajin me 10 lojtarë dhe me avantazhin 1-0 në minutat shtesë të pjesës së parë.

Ky rregull i ri u krijua pas rastit Vinicius-Prestianni në sfidën e Ligës së Kampioneve mes Benfica dhe Realit të Madridit. Futbollisti argjentinas u akuzua për fyerje raciste ndaj Vinicius të thëna duke mbuluar gojën me fanelë. Diçka që e bëri të pamundur për të përcaktuar me siguri nëse vërtet futbollisti i Benficës kishte thënë fyerje raciste ndaj brazilianit apo jo.

Top Channel