I ftuari VIP që “vodhi” shfaqjen! Kamera kap Pep Guardiolën në paraqitjen e tij të parë në tribunat e këtij Botërori.

20/06/2026 02:17

Përballja mes Skocisë dhe Marokut ka pasur një spektator shumë të veçantë në shkallët e stadiumit.

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është parë i pranishëm në tribunë për të ndjekur nga afër këtë sfidë.

Prania e teknikut spanjoll nuk ka kaluar pa u vënë re nga kamerat, duke ndezur menjëherë kureshtjen e mediave dhe tifozëve. Ende nuk dihet nëse Guardiola po shijon thjesht një ndeshje të bukur futbolli, apo “gjenia” i stolit ka zbritur vetë në fushë për të vëzhguar nga afër ndonjë përforcim të mundshëm për merkaton e ardhshme nga radhët e skocezëve apo “Luanëve të Atlasit”.

Top Channel