Dorëheqje apo shkarkim? Vincenzo Montella drejt largimit nga pankina e Turqisë

20/06/2026 11:09

Stambolli ëndërronte netë madhështore, por në fakt Kupa e Botës për Turqinë mbyllet mes pengjeve shumë të mëdha pas vetëm dy ndeshjesh. Dy humbjet ndaj Australisë dhe Paraguajit i kushtojnë shumë shtrenjtë Vincenzo Montellës që e ka tashmë fatin të shkruar.

Në momentin që do të kthehet në Turqi, pas ndeshjes së fundit në fazën e grupeve ndaj SHBA, do të lërë panikën e kombëtares por mbetet për t’u kuptuar nëse do të jetë dorëheqjen apo do të ketë shkarkim të tij. Rrugëtimi i skuadrës turke në tokën amerikane ishte shumë zhgënjyes duke qenë se ajo shkonte në këtë kompeticion me shumë pritshmëri. Por Turqia ktheëhet në shtëpi pa asnjë gol të shënuar në dy ndeshje edhe pse ndaj Paraguajit një pjesë të mirë të kohës ishte në superioritet numerik për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Almiron, ‘viktima’ e parë e rregullit Vinicius

Por cikli i Turqisë sapo ka filluar. Futbollistët më të talentuar janë thuajse të gjithë në fillim të karrierës së tyre(Kenan Yildiz e Arda Guler) dhe gjithçka të bën të mendosh se nga Evropiani i ardhshëm mund të kthehen protagonostë. Sigurisht jo me Vincenzo Montellën në pankinë, pasi aventura e italianit në pankinën turke është drejt fundit. Është ende herët për të folur për pasuesin e tij, por sipas zërave që vijnë nga Turqia, Federata mund të zgjedhë për pankinën një ekspert si Fatih Terim.

Ndërsa për Montellan hapen skenarë të tjerë. Pavarësisht dështimit në Botëror, italiani vazhdon të vlerësohet në Turqi. Për këtë  arsye, pas mbylljes së eksperiencën me kombëtaren turke, nuk përjashtohet mundësia që Montella të ulet në pankinën e Fenerbahçes. Klubi nga Stambolli nuk ka ende një trajner dhe Montella mund të hyjë në listën e kandidatëve për të pasuar Domenico Tedesco me këtë të fundit që është transferuar te Bologna. Por fillimisht tani italianit i duhet të evitojë një turp akoma më të madh në ndeshjen ndaj SHBA.

Top Channel